Vali Corleone dhe Duda e bënë debutimin e Getit në skenë ?!

By

Një deklaratë interesante është bërë sonte nga reperi gjilanas Duda.

I ftuar në emisionin n’Kosovë Show ai është pyetur dhe ka folur edhe për kolegët e tij, mes tyre edhe për Getin.

Ai nuk e ka lavdëruar aspak liderin e Babastars duke e quajtur mendjemadh teksa ajo që befasoi ishte fakti se Duda tregoi që debutimi i Getit në skenë është bërë nga ai dhe Vali Corleone që atëbotë ishte marrë edhe me muzikë hip-hop.

Kjo supozohet se ka ndodhur vite më parë në Gjilan. Burimi me moshë është tre vite më i ri se Geti por repertorin me krijime muzikore e bagazh të fansave e ka ‘dekadësh’.

Ndryshe, Duda së fundmi ka publikuar së fundmi këngën ‘2G2FAST’ e cila po pëlqehet nga publiku. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm