Valdrin Sahiti ka gati ‘Mokitan’

By

Dizajneri kosovar Valdrin Sahiti, tashmë e ka finalizuar koleksionin e tij më të ri “Haute Couture”, të cilin e ka quajtur “Mokita”.

Në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, ai ka shpalosur detaje rreth koleksionit e po ashtu ka treguar se pse është “Mokita” emri që ai ka vendosur t’ia lë koleksionit e tij më të ri të fustaneve.

Sahiti tha se “Mokita” është një fjalë në anglisht kuptimi i së cilës është ““the truth that everyone knoës, but no one admits” (e vërteta që të gjithë e dinë, por askush s’e pranon).

Ai nënvizoi se koleksionet e tij i emëron në bazë të zhvillimeve e aktualiteteve në shoqëri dhe thotë se në vendin tonë ka shumë gjëra të cilat dihen, e nuk fliten nga askush.

Në NIN ai ka sjellë një pjesë të fustaneve nga koleksioni i tij, për të cilin thotë se ka pasur kohë të mjaftueshme për ta finalizuar dhe nuk ndjehet aspak në stres për ditën e sfilatës.

Ngjyra e zezë dominon meqenëse është e preferuara e dizajnerit.

Ceremonia e shpalosjes së koleksionit të ri bëhet nesër në një prej hoteleve të kryeqytetit në mesin e të ftuarve ku nuk do mungojnë as performanca e fjalime me një qasje inovative që do t’i japin ngjyrë këtij evenimenti. /klankosova.tv/Prive.al/

Artikuj të ngjashëm