U tha se ishte në lidhje me reperin arab, Morena Taraku shpërthen keq kundër mediave

By

Ditën e djeshme në disa media shqiptare mediat u shpërnda lajmi se këngëtarja shqiptare Morena Taraku është në një lidhje me reperi holandez me origjinë arabe, Jalal Oba.

Sipas ‘Panorama Plus’, dyshja kanë muaj që janë të lidhur dhe madje shumë shpejt do të sjellin dhe një këngë bashkë.

Megjithatë sot Morena ka reaguar lidhur me këto lajme duke shpërthyer kundër mediave dhe duke mohuar lidhjen me Jalal.

Image result for jalal rapper

“E di çka kam për juve, kurgjo më shumë se një: (gishti mesit). Jeni kot dhe kot keni për të qenë o turpi Kosovës, gazetarë pa shkollë… Jalal është si vëllai im dhe ne kemi një këngë bashkë asgjë më shumë. E di që ju intereson jeta ime private por është shumë e shtrenjtë, s’keni mundësi me ble informata për atë”.

“S’di pse merreni me mua kur unë nuk jetoj në Kosovë e një ndër arsyet është se kurrë nuk më përkrahët, pse nuk shkruat që mora çmim para dy ditëve në mesin e 80 milion banorëve??? Po edhe një pyetje kam unë, kam këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, pse nuk bëtë ndonjë lajm që jam në lidhje me të?! Hahahah sa turp që jeni. Një gjë tjetër ju them se tashmë jam me menaxherin turk, çdo lajm që del kot do të paditeni se boll keni manipuluar me klikime që të fitoni 10 euro më shumë në ditë.”, ka përfunduar Morena, duke e mohuar kategorikisht se ajo është në lidhje me reperin arab.

Artikuj të ngjashëm