U ndanë a po jo Keisi dhe Stresi? Ky postim i fundit ngrit shumë pyetje

By

Kanë kaluar tashmë disa javë pas raportimit për ndarjen e Stresit nga bashkëshortja e tij Keisi.

Edhe pse çifti nuk u deklarua asnjëherë publikisht për ndarjen, heqja nga lista e ndjekësve, pëlqimet dhe mosprezenca e njëri-tjetrit në përditshmëri, ka bërë që të kuptojmë se ata të dy ishin ndarë.

Prindërit e reperit, dje festuan përvjetorin e martesës së tyre, më ç’rast Stersi iu dedikoi atyre një shkrim shumë të përzemërt në Instagram.

“Sot 43 vjet bashkë ëoë .Flm Krijuesi yne qe me dhe ne jet keta prinder te jam mirnjohes deri diten time te fundit.” –shkroi reperi në postimin e tij.

Mirëpo fjalët që Keisi dhe Stresi janë ndarë, u ngritën në dyshim pas postimit të Keisit në Instagram.

Ajo postoi një foto në Instastory, ku shihet duke darkuar me prindërit e Stresit foto kjo që ishte shkrepur më herët. “Me çiftin perfekt. Pas 43 viteve martesë akoma më inspironi me dashurinë tuaj. Më mungoni, ju përqafoj!”

Ndoshta ky postim është bërë në respekt të prindërve të burrit të saj ose dyshja janë rrugës për të rregulluar raportin e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm