Tuna pret ditëlindjen me festime të ‘çmendura’

By

14 Korriku për këngëtaren Tuna Sejdiu përbën ditën më të veçantë të vitit pasiqë ajo shënon ditëlindjen.

Këtë vit, ndryshe nga të tjerët, datën e lindjes Tuna e priti në Kosovë në prani të miqve.

Festa që nisi menjëherë pas orës 00:00 në banesën e këngëtares në Arbëri u zhvendos më pas në klube të natës deri në orët e hershme të mëngjesit.

I pashmangshëm ishte edhe Yll Limani në festë që po komentohet shumë për një relacion përtej miqësisë me Tunën, gjë që po mohohet vazhdimisht. Pozitat që  ngjallin dyshim nuk kanë munguar as mbrëmë ku Indeksonline ka publikuar një fotografi në të cilën Tuna shihet e shtrirë në prehërin e Yllit.

Më poshtë fotot nga festimet e 31 vjetorit, përfshirë edhe momente kur policë kërkojnë foto me këngëtaren në orët e hershme të mëngjesit. /prive.al/

Foto: Indeksonline

Artikuj të ngjashëm