Tuna po sjellë album dhe këngët po i punon i madhi Armend Rexhepagiqi

By

Të gjithë fansat e saj pajtohen se
këngët më të bukura ajo ia ka sjellë publikut në kohën kur bashkëpunonte me
Armend Rexhepagiqin.

Askush s’e harron “Biletën” e Tunës, një këngë kjo e cila ishte punuar nga këngëtari e tekstshkruesi i njohur shqiptar.

Dhe nga ato bashkëpunimet epike
Tuna ka vendosur t’i rikthejë në publik meqë siç merr vesh Prive, ajo po punon
në realizimin e albumit të ri.

Këngëtarja ka nisur incizimin e këngëve në studio bashkë me Rexhepagiqin dhe producentin Darko Dimitrov, e ne mezi po presim t’i shohim çfarë kanë për të sjellë…

Artikuj të ngjashëm