Tuna një hap para Rihanna-s!

By

Këngëtaret tona janë një kopje, fatkeqësisht shpeshherë e shëmtuar e artisteve globale.

Ky fakt është tashmë diçka e ditur sepse të rralla janë ato që guxojnë të jenë ‘trend maker’ por thjesht ndjekin të tjerët.

Megjithatë edhe pse të rralla, ekzistojnë raste kur këngëtare tek ne ‘mbërrijnë’ të kapin tendencën e veshjeve përpara yjeve si Rihanna.

Shembull konkret është Tuna, respektivisht paraqitja e saj tek klipi ‘Pardon’ vitin e shkuar ku shihej me veshje të brendit WIA.

Të njejtën veshje por tek tani, pothuajse një vit më vonë e ka zgjedhur ylli me origjinë nga Barbadosi për njërën nga paraqitjet e saj në publik.

Edhe pse Tuna është dëshmuar si vajzë përtej konturave që sjell risi padyshim merita më e madhe i takon Niko Komanit i cili ishte angazhuar për stylingun në këtë videoklip.

Stilisti i njohur për transformime radikale në imazh për shumë emra shqiptarë, edhe njëherë vërtetoi se di të godas në shenjë kur bëhet fjalë për modë. /Prive.al/

IMG_20150922_1

Artikuj të ngjashëm