Tuna nisi punën për këngën e re, ajo po kthehet (FOTO)

By

Një pauzë kaq e gjatë nga muzika, e do një rikthim të bujshëm.

Këngëtarja Tuna Sejdiu, pasi soli në jetë të birin e saj Tianin, muzikën e la në rend të dytë duke i dhënë prioritet vogëlushit të saj.

Por tani ajo i ka mbledhur forcat e pas një pushimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara me familjen e saj, Tuna i ka përvjelë mëngët e ka filluar punën.

Për këtë arsye i është drejtuar studios së producentit të njohur Darko Dimitrov, e me një fotografi që ai ka publikuar në Instagram, jep njoftimin se dyshja që janë miq të vjetër, kanë nisur të punojnë për këngët e reja. /Prive.al

@tunasejdi @darkodimitrov Old friends new music

A post shared by Darko Dimitrov (@darkodimitrov) on

Artikuj të ngjashëm