Tuna ndan një tjetër moment privat të familjes Berisha (VIDEO)

By

Tuna Sejdi ka qenë gjithmonë në grupin e personazheve të ‘vështirë’ kur është fjala tek jeta private.

Këngëtarja e shumë hiteve e ka mbajtur goxha hermetike jetën private dhe nuk është shfaqur shpesh nëpër intervista.

Megjithatë, duket se Tiani, i biri që i ndryshoi jetën për 180 gradë që në momentin e lindjes ka përmbysur parimet e këngëtares.

Më e përmbushur se asnjëherë tjetër, Tuna shpesh po ndan me ndjekësit pjesë nga privatësia e saj.

I tillë ka qenë edhe një i publikuar sot ku Tiani, i hareshëm si gjithmonë shfaqet në prehërin e xhaxhait, Polinikut pranë Patrisit.

I madhi i vëllezërve Berisha, Poliniku ka qenë figurë mjaft e tërhequr nga rrjetet sociale dhe syri i publikut por postimet e shpeshta me nipin kanë bërë që ai shpejt të shndërohet në person familjar edhe për fansat e shumtë që kuriozitetin mbi familjen e kanë tashmë të shumëfishuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm