Tuna me SHOW për festat e fundvitit, këngëtarja po përgatit një super projekt

By

Rikthimi i saj në skenën muzikore shqiptare pas një pauze prej një viti e gjysmë, ishte më se i bujshëm.

Këngëtarja e shënoi rikthimin me këngën “Chonga” e me intervistë në Prive, ndërsa më pas bashkë me reperin Seven Saraçi lansoi këngën “Maria”.

Por kjo s’është e tëra nga Tuna për këtë vit!

Ajo ka nisur punën për të realizuar këngë në formatin akustik, disa të përpunuara e disa të krijuara enkas për këtë album.

Secila këngë do të jetë e shoqëruar me klip të veçantë e siç merr vesh Prive, do jenë show më vete. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm