Tuna e bën këtë për kunatin e saj (FOTO)

By

Erdhi si nusja më e re në familjen Berisha, duke i shtuar vargut prej muzicientësh të kësaj familjeje edhe një emër të famshëm.

Altuna Sejdiu, tashmë është një familje me këngëtarin Robert Berisha, ngase është e dashura e Patrisit, vëllait të tij, me të cilin ka edhe një vogëlush të ëmbël me emrin Tian.

Roberti, Patrisi, Tuna e Nora Istrefi, janë emrat që listohen në këtë familje, duke i dhënë më shumë famë këtij mbiemri.

Dhe meqë artistët kohëve të fundit po përkrahin njëri tjetrin, e si të mos e bëjnë këta të katërt që janë tashmë të lidhur për nga gjaku?

Kjo mjafton që Tuna në profilin e saj në Instagram, siç bën tepër rrallë, të publikojë këngën e re të kunatit të saj Robertit, “Margarita”.

Ky i fundit që ka filluar të ndjekë një karrierë muzikore, dje publikoi këngën e tij më të re, pas duetit me bashkëshorten Norën, që e quajtën “S’ka inat”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm