Tjetër rekord medial: Prive lë pas J-Lo, Britney Spears e Novak Djokovic në Zvicër

By

Kanali i emisionit numër një të showbizit në vend që vetëm pak javë më parë shënoi rekord medial me një milion shikime në Youtube brenda 24 orëve, tashmë ka arritur një tjetër sukses.

Materiali i së Shtunës, i përgatitur nga gazetari Vlorijan Halili që shpalos për të parën herë ekskluzivisht relacionin dhe arsyet e prishjes mes Shyhrete Behlulit dhe Shkurte Fejzës ka arritur të rangohet në top 10-shen e videove më të klikuara në Zvicërr.

Kronika ‘E vërteta mes Shyhrete Behlulit dhe Shkurte Fejzës’ rangohet e 9-ta, duke garuar fortë me videot e publikuara nga portali më i madh në Zvicër, Blick, këngët gjermane dhe dy shqiptare (ajo e Ermal Fejzullahut dhe bashkëpunimi 2po2 ft. Unikkatil).

Materiali i emisionit Prive ka lënë prapa në Zvicërr video nga finalja e madhe e tenisit mes Andy Murray dhe Novak Djokovic, puthjen mes Jennifer Lopez dhe Marc Anthony në Latin Grammy Awards e videoklipin ‘Slumber Party’ të Britney Spears.

Kjo renditje konfirmon se Prive, me shikime autentike dhe jo të blera, pa shumë hov, falë besimit të shikuesve mbetet pakontestueshëm emisioni numër një i showbizit.

Me një falemnderim të madh për gjithë ju si shikues, ju premtojmë se do vazhdojmë nga java në javë të sjellim në mënyrën tonë atë që dimë më së miri – ekskluzivitetin (të vërtetin)

Rrugëtimi vazhdon…

adelina

 

 

 

Artikuj të ngjashëm