Tjetër projekt në horizont: Eni Koçi së shpejti me këngë të re

By

‘Spo t’gjej mo’ është projekti me të cilën Eni Koçi korri një sukses mjaft të madh por duket se tashmë ka ardhur koha për diçka të re.

Këngëtarja e cila javë më parë erdhi me një set të ri fotografik të realizuar nga fotografi Juxhin Kurti po del të ketë qenë paralajmërim i projekteve të reja.

Tashmë 5 muaj pas publikimit të këngës së fundit Eni thyen heshtjen rreth cështjes muzikore duke njoftuar kështu opinionin mbi projektin e ri i cili do të vijë së shpejti.

Nuk dihet ende se me kë ka bashkëpunuar kësaj rradhe këngëtarja por një gjë të tillë dhe shumë detaje të tjera do t’i kuptojmë së shpejti.

Ajo bashkë me lajmin publikoi edhe një fotografi ku shihet tejet seksi e na shtyen të mendojmë se pikërisht kjo do të jetë një nga skenat e videoklipit të ri. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm