Tjetër artist shqiptar drejt skenës ndërkombëtare!

By

Tregu ndërkombëtar dalëngadal po mbushet me artistë shqiptarë të cilët falë talentit dhe punës së madhe kanë arritur tashmë ta zënë një vend mjaft të merituar në mesin e më të mirëve.

Rita Ora ishte e para shqiptare e cila theu akullin sa i përket kësaj çështjeje teksa rrugën nisur prej saj e vazhduan denjësisht Bebe Rexha, Dua Lipa, e së fundmi edhe Era Istrefi.

Por, gjinia femërore nuk do të jetë e vetmja e cila do t’i përfaqësojë shqiptarët nëpër botë.

Kjo pasi edhe reperi i njohur nga Ferizaji, 2TON, po planifikon një depërtim drejt skënës ndërkombëtare.

Se çka, si dhe me kë do të nisë këtë rrugëtim reperi e kuptoni më gjërësisht në storien e mëposhtme të përgatitur nga gazetarja Maki Bajrami. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm