“Ti je një dhe unike” – urimi special i Barack Obamës për ditëlindjen e gruas

By

Ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, sot e feston ditëlindjen.

Ne mesin e shumë urimeve nga familjarët dhe miqtë e saj, natyrisht se nuk mungoi edhe ai i bashkëshortit të saj, Barack-ut.

Ish-njeriu më i pushtetshëm në glob urimin për ditëlindjen e partneres së tij vendosi ta bëjë edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku e postoi një fotografi të tyre të mëhershme dhe shkroi: “E kam ditur që nga atëherë dhe tani jam absolutisht i bindur rreth kësaj – ti je një dhe unike Michelle Obama. Urime ditëlindja“.

Çifti Obama e ka dëshmuar shumë herë deri më tani se janë shembull i dashurisë dhe respektit për njëri tjetrin edhe pas kaq vjetësh martese.

Michelle sot mbush 55 vjet dhe momentalisht është duke e gëzuar suksesin e librit të saj “Becoming”, ku ka zbuluar shumë detaje të jetës së saj personale dhe profesionale.

Artikuj të ngjashëm