Thyhen rregulla në Met Gala

By

Eventi jashtëzakonisht glamuroz i Anna Wintour ka rregullore shumë strikte, dy nga të cilat janë “no smoking” dhe asnjë “selfie” apo foto të ndonjë lloji tjetër. Po sigurisht, këto rregulla thyhen gjithnjë dhe si duket pa ndonjë pasojë.

U raportua se Wintour do të punësonte staf sigurimi për banjot, që të ndalonin tymosjen në banjo po yjet si Cole Sprouse dhe Luka Sabat si duket nuk u kapën pasi postuan foto duke tymosur në banjo, duke thyer dy rregullat përnjëherësh.

Edhe në mbrëmjen e vitit të kaluar, shumë yje si Kim Kardashian, Kendall Jenner thyen rregullat duke bërë foto në pasqyrën e banjos. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm