Thjesht e pabesueshme: Ylli i madh botëror i shkruan Granit Xhakës

By

Kur futbollisti me origjinë nga Kosova Granit Xhaka postoi dje një fotografi përkrah statujës prej dylli të Shah Rukh Khan në Londër, ai mbase nuk e kishte pritur një replikë nga ai që njihet si mbreti i Bollywood.

Por, replika ndodhi!

Pas fotografisë së Granitit me statujën e aktorit të njohur indian, ky i fundit ka zgjedhur rrjetin social Twitter ku ka mbi 20 milionë ndjekës për replikë.

‘Le ta bëjmë (foton) prej së vërteti herën e ardhshme. Qëndro i shëndetshëm dhe luaj edhe më fuqishëm’ – ka deklaruar Rukh Khan teksa Graniti i kënaqur nga përgjigja ka falemnderuar aktorin dhe i ka bërë një ftesë.

‘Do ishte kënaqësia ime të kem ty si mysafir herën e ardhshme kur je në Londër. Shpresoj gjithashtu të jesh në stadium me mua. Mbase do shënoj një gol për ty’ – është shprehur futbollisti.

Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë të konsolidohet miqësia virtuale mes kosovarit dhe indianit që njihet si një prej yjeve të filmit më të suksesshëm në botë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm