Thënie e mençur nga Leonora Jakupi, këngëtarja jep këshillë të vlefshme!

By

Kur po lundronim në profilin e saj në Instagram, për një moment u duk sikur hymë në faqen “Thënie të Mençura” që ekziston në rrjete sociale.

Por jo. Ishte profili i këngëtares së famshme kosovare Leonora Jakupit, e cila kishte vendosur që të shkruante një frazë për ndjekësit e saj në Instagram.

Madje, këngëtarja i kishte vënë edhe inicialet në fund të kësaj thënie, duke e dëshmuar se është origjinale e saja dhe se ajo jeton sipas këtij parimi dhe ia ka dalë fort mirë t’i përballojë të gjitha situatat në jetë.

“Jetoni në paqe me veten, pastaj me të tjerët”, ka shkruar Leonora, duke vendosur në fund edhe L.J.

Këngëtarja bukuroshe, përveç zërit, talentit në të kënduar e pamjes atraktive njihet edhe si një grua mjaft e mençur. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm