Thaçi dekoron edhe Ilir Shaqirin me titullin – “Nderi i Kosovës”

By

Presidenti i Kosovës, Hashim e ka dekoruar sot me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës” këngëtarin Ilir Shaqiri.

Në arsyetimin e tij, Thaçi ka pohuar se shumë dëshmorë dhe
ushtarë të UÇK-së janë përjetësuar me këngët e këngëtarit.

“Shumë dëshmorë dhe
heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij.
Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i
Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me
motive patriotike!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërsa dje, Thaci e ka dekoruar me medalje presidenciale të meritave edhe këngëtarin Sabri Fejzullahu. /Prive.al

Image may contain: 3 people, people smiling, suit

Artikuj të ngjashëm