Thaçi dekoron babanë e Leonora Jakupit, e pret këngëtaren edhe në takim

By

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, e ka dekoruar njërin prej dëshmorëve të kombit, eshtrat e të cilit u sollën në Kosovë të Enjten.

Bëhet fjalë për babain e këngëtares së njohur shqiptare Leonora Jakupit, Qazim Jakupi, i cili dha jetën për lirinë e vendit.

Presidenti i ka pritur në takim edhe familjarët e heroit Jakupi, i cili u dekorua me urdhrin presidencial “Hero i Kosovës”.

Në takimin në Presidencë prezente ishte edhe këngëtarja Jakupi, e cila më pas e ka prezantuar dekoratën e babait në rrjetet sociale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm