Teuta e emocionuar: Tara ti je mrekullia e jetës sime

By

Vajza e madhe e aktores Teuta Krasniqi, Tara, pati një ditë të rëndësishme të mërkurën.

Ajo është në prag të përfundimit të klasës së parë dhe sigurisht, Festa e Abetares nuk mungoi.

Pas Bleros, edhe Teuta ka shprehur emocionet dhe kënaqësinë që i ka falur Tara me performancat që ka dhënë në festën e organizuar nga shkolla e saj.

Teuta ka thurur fjalë të bukura duke i shoqëruar me një fotografi në Instagram, ku shkruan se ‘Tara është mrekullia e jetës së saj’.

Tara ka vallëzuar balet e valle kombëtare e po ashtu ka recituar për shkronjën NJ gjatë kësaj feste gazmore të fëmijëve që po e përfundojnë klasën e parë, e që për ta është vetëm jnë fillim në rrugëtimin e gjatë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm