Tetë milionë shikime për ‘Mas miri’

By

Nuk janë mbushur ende dy muaj të plotë nga kur u publikua. Mirëpo dueti mes Gold AG dhe Greta Koçit po rezulton të jetë tejet i suksesshëm.

Sot, kënga ka shënuar shifrën e tetë milionë shikimeve në Youtube duke u ranguar dukshëm më mirë se këngët tjera të publikuara pas përfundimit të sezonit veror.

Ka qenë vetë reperi që përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur lajmin duke falemnderuar të gjithë fansat.

Kujtojmë se Ariani ka publikuar edhe këngë të tjera që rezultuan të suksesshme teksa së shpejti vjen edhe bashkëpunimi me Gretën dhe motrën e saj, Enin. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm