Tenori Ramë Lahaj merr medalje nga Ramush Haradinaj

By

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim tenorin prestigjioz Ramë Lahaj, të cilit ia dhuroi medaljen Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, njofton Klan Kosova.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj bëri me dije se me tenorin foli për ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale.

‘Tenori prestigjioz, Ramë Lahaj, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë. Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre’, shkroi më tej Kryeministri.

Artikuj të ngjashëm