Televizioni shqiptar lëshon këngë të Cecës, reagon autoriteti i mediave

By

Ditë më parë në Radio Televizionin Shqiptar janë transmetuar këngë të këngëtares serbe Ceca të cilat nuk janë pritur mirë nga publiku.

Autoriteti i Media Audiovizive (AMA), i ka tërhequr vërejtjen RTSH-së, për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe.

“Ditën e shtunë në kanalin RTSH 2 gjatë orarit të transmetimit me muzikë në gjuhën e pakicave u transmetuan këngë të këngëtares serbe Ceca, e cila i është bashkuar disa herë publikisht zërave antishqiptarë për Kosovën. Autoritetit të Medias Audiovizive i janë drejtuar një sërë ankesash lidhur me këtë transmetim, dhe pas vlerësimit të rastit RTSH-së i është tërhequr vëmendja për evitimin e rasteve të tilla që krijojnë ndjeshmëri negative tek ndjekësit e programeve të transmetuesit publik”, thuhet në reagim, njoftojnë media në Shqipëri.

Gjithashtu, AMA i kujtojnë RTSH-së edhe koncertin e mbajtur në veri nga këngëtarja, i cili kishte mesazhe politike kundër Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm