Televizioneve tona i shtohet edhe një serial komik

By

Të shumtë në numër në vendin tonë përveç televizioneve janë edhe serialet komike por secili nga ta gëzon shikueshmërinë dhe ndjekësit e vet andaj edhe për nga shikueshmëria secili ka publikun dhe adhuruesit e saj.

Këtij numri i është shtuar edhe seriali më i ri ‘Pleqtë’ i cili do të transmetohet çdo të shtunë nga ora 20:15 në RTK.

Pjesë e kastit të këtij seriali do të jenë disa nga aktorët më të njohur në vendin tonë mes tyre Myrvete Kurtishi, Xhejlane Godanci, Ylber Bardhi, Çun Lajçi, Ard Islami e shumë të tjerë.

Produkti i ri do të ketë skenar të Ard Islamit teksa me regjinë do te merret Valter Lucaj.

E detaje tjera rreth projektit në fjalë mund t’i kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm