TEA E VESELI BASHKË NË PUSHIME!

By

Fituesi i edicionit të tetë të Big Brother Albania, Veseli tashmë edhe zyrtarisht është në lidhje me Tean, me të cilën pati marrëdhënie të komplikuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Por pas përfundimit të aventurës gjërat u vunë në binar dhe çifti po shijon verën e parë së bashku.

Tea dhe Veseli kanë zgjedhur bregdetin turk për t’i kaluar pushimet. Në një fotografi të postuar në Instagram dyshja shihen mjaft të lumtur me njëri-tjetrin duke i shuar thashethemet për një ndarje eventuale.

Ndryshe, nga dhjetëra çifte të krijuara në këtë reality-show, vetëm Neda dhe Ogreni nga edicioni i katërt i kanë rezistuar kohës duke e kurorëzuar lidhjen me martesë.

Se a i pret ky fat djaloshin nga Prizreni e vajzën nga Korça do e dëshmojë koha. /Prive.al/

https://instagram.com/p/6fLB-4IM2-

Artikuj të ngjashëm