Të gjithë u mashtruam, paska vetëm miqësi mes ‘çiftit’ të njohur

By

Camila Cabello ka folur në lidhje me marrëdhënien e saj me Shawn Mendes.

Këngëtarja 22 vjeçare tha se mes tyre qëndron një miqësi shumë e fortë.

“Nuk kam pasur kurrë shumë miq. Gjithmonë kam pasur vetëm disa njerëz në jetën time të cilëve iu besoja. Ndihem sikur është kaq e rrallë për të takuar dikë sot dhe për të gjetur një person të asaj cilësie dhe ndihem sikur Shawn është ai person për mua”.

“Unë i besoj atij dhe pa marrë parasysh nivelin e intensitetit që ai ka në karrierën e tij ose unë kam, ai është thjesht normal dhe kjo është kaq e rrallë dhe e veçantë në këtë industri”, tha ajo.

Camila gjithashtu foli për bashkëpunimin me të në “Senorita”.

“Është një nga gjërat më të natyrshme në botë që ai dhe unë të bëjmë një këngë së bashku. Unë mendoj se e kam njohur atë më gjatë nga dikush në industrinë e muzikës. Ne kemi qenë në jetën e njëri-tjetrit për katër apo pesë vjet, dhe është vërtet e bukur të rritemi së bashku”.

Artikuj të ngjashëm