Të gjithë ish të dashurit e Dua Lipës, ky është tipi i mashkullit që ajo preferon

By

Nëse se dini ende,  Dua Lipa ende pa kaluar ato ditët e vështira të ndarjes nga i dashuri, ajo u gjend në krahët e një tjetri.  Bëhet fjalë për vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid, në shoqërinë e të cilit u pa menjëherë ende pa u bërë një muaj.

I dashuri i saj para Anwar ishte modeli dhe shefi i kuzhinës Isaac Carew. Dyshja ishin në lidhje të gjatë para 3 vitesh para se të ndaheshin për herë të parë.

Kur ata u ndanë ajo filloi një lidhje të re me vokalistin e grupit LANY, Paul Klein.  Por pasi ata u ndanë pas vetëm 5 muaj lidhje Dua…u kthye prapë me Isaac.

Por pa vazhduar ende, ngjashmëritë fizike të Paul dhe Isaac nuk mund të injorohen, sepse ata duken gati se binjakë. Një formulë e njëjtë:  flokë të çrregullta ngjyrë kafe, sy të gjelbër, shumë tattoo, veshë të shpuar, shumë unaza në gishtërinj dhe fizik të gjatë e shumë seksi!

E nëse shtojmë edhe Anwar Hadid në këtë mes, ai i plotëson të gjitha kutitë e kritereve të Dua Lipës. E padyshim Dua ka një tip mashkulli që po i dëfton zgjedhjet e saja në partnerët romantik, të paktën sa i përket fizikut kuptohet. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm