Të gjithë fansat e tyre duhet ta dijnë këtë zhvillim në mes Angelina Jolie e Brad Pitt

By

Aktori i famshëm amerikan Brad Pitt, do të ketë kohën e vizitave me fëmijët e tij gjatë kësaj vere, pasi gjykatësi e ka urdhëruar aktoren Angelina Jolie t’i përmirësojë raportet e tij me gjashtë fëmijët e tyre.

GJyqtari në rastin e divorcit të dyshes, ka thënë se nëse fëmijët nuk kanë një raport të mirë me babanë e tyre, kjo mund të jetë e dëmshme për ta, kanë raportuar mediat e huaja.

Tani Angelina është e detyruar që t’ia japë aktorit Brad numrat e telefonave për secilin fëmijë, dhe atij i lejohet që t’i thërrasë kur të dojë, e po ashtu asaj nuk i lejohet t’i lexojë bisedat e Pitt me fëmijët e tij, të cilat ata i bëjnë përmes mesazheve.

Gjyqi po ashtu ka marrë vendim se Pitt nuk është aspak i rrezikshëm dhe fëmijët janë të sigurt rreth tij. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm