Taynës nuk po i mjafton një verë me aq këngë sa ka në studio (FOTO)

By

Me anë të një postimi së fundmi, Tayna ka bërë me dije se ka shumë këngë të reja të cilat janë në studio.

“S’po na del ni verë sa kongt”, ka shkruar rep-artistja mbi imazhin ku shihet kompjuteri në të cilin punon Cricket – producenti me të cilin e nisi Tayna dhe po vazhdon të punojë.

Projekti i saj i fundit është Ring Ring i cili u pëlqye nga fansat e saj të cilët me padurim presin këngë nga ajo.

Tayna nuk ka dhënë akoma ndonjë sinjal për këngë të re megjithatë ka bërë me dije se ka punuar shumë dhe projektet brenda studios do të dalin së shpejti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm