Tayna nis xhirimet e klipit për këngën kushtuar dashurisë

By

Rep-artistja e njohur Tayna ka nisur xhirimet e videoklipit të ri.

Në një intervistë për Prive, artistja zbuloi se së shpejti do të publikohet një këngë ndryshe nga ato të parat.

Ajo konfirmoi se kësaj radhe po vjen me një projekt dedikuar dashurisë.

Tayna postoi një video në instastory të bërë nga dikush fshehurazi ku shihet teksa po e filmonte një pjesë të klipit.

Nuk dihet akoma kur do të publikohet saktësisht projekti megjithatë ajo na zbuloi pak nga kënga ditë më parë përmes një videoje të shkurtër të publikuar në Instagram.

Kujtojmë që artistja u bë shumë e njohur pas bashkëpunimit të saj me Don Phenom për këngën ‘Columbiana’ më pas me ‘Shqipe’ dhe muajin e kaluar me ‘Fake’./Prive.al

Artikuj të ngjashëm