Tayna në studio për këngë të re, këto janë detajet

By

Rep-artistja tashmë shumë e njohur, Tayna, ka nisur punën për këngën e re.

Ajo e bëri të ditur lajmin përmes një instastory ku shihet në studion e Cricket Music, me të cilin bashkëpunoi që në projektin e parë me Don Phenom për ‘Columbiana’ – këngën me të cilën mori shumë vëmendje.

Tayna nuk dha detaje mbi këngën e re nëse do të jetë bashkëpunim apo solo, përveç se na lajmëroi se së shpejti do të kemi diçka të re nga ajo.

Artistja sapo është kthyer nga pushimet në Turqi.

Tayna u bë e njohur nga ‘Columbiana’ më pas me ‘Shqipe’ dhe në fund me projektin ‘Fake’.

Ajo numëron më shumë se 400 mijë ndjekës në Instagram pasi mori vëmendje të madhe si njëra prej reperëve më të mira deri më tani./Prive.al

Artikuj të ngjashëm