Tayna me koncert falas në qendër të Prishtinës

By

Para dy javësh Prive zbuloi se reperja e famshme Tayna, është bërë imazhi i ri i Prince Cafe.

Pas Ledri Vulës, Tayna është fytyra kryesore e kompanisë kosovare të kafesë, që tani prodhon edhe Instant Cafe.

https://www.instagram.com/p/BzIUSuFgGJW/

Me reperin Prince do të realizojë disa kampanja televizive marketingu, ndërsa bëhet e ditur se Tayna do të performojë në një koncert masiv në Prishtinë.

Këngëtarja pritet të ngjitet në skenën e montuar në Sheshin Zahir Pajaziti në kryeqytet këtë të enjte për t’i argëtuar të gjithë fansat e saj sigurisht falas. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm