Tayna: 2019-ta është viti im, po më vjen të qajë

By

Ditëve të fundit, emri i Taynas u lakua pasi u tha në Qeveri se këngët e saj po i mësojnë të rinjtë për drogën.

Reperja iu përgjigj të gjithëve përmes një deklarate për Klan Kosovën dhe rrjeteve sociale duke thënë se nuk e ka për qëllim të mësojë askënd e sidomos për të keq.

Një natë më parë, Tayna bëri disa instastory duke treguar se po qëndronte në studio për të vazhduar me punë pasi kënga e saj e fundit është “AJE” me Ledrin.

“Viti 2019 është i imi ju betohem, jam shumë mirënjohëse, më vjen të qaj”, ka shkruar Tayna duke bërë me dije se edhe gjatë këtij viti do të kemi hite nga ajo.

Përveç kësaj, në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se reperja po bashkëpunon me Noizyn për këngën e re por akoma nuk ka asgjë të konfirmuar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm