Tashmë edhe zyrtarisht, Dren Abazi merr rrugën për në Brazil!

By

Kosova, Shqipëria, vendet ku jetojnë shqiptarët në Europë dhe eventualisht një dalje përtej oqeanit në Amerikë për diasporën tonë.

Këto janë destinacionet që në shumicën dërmuese të rasteve zënë vend në agjendën e artistëve shqiptarë.

Por, Dren Abazi ka kaluar në një tjetër nivel duke arritur të ketë data në Brazilin e largët. Po,po! Në Brazil.

Këngëtari i njohur me 27 e 28 Tetor ka të caktuar dy mbrëmje muzikore në Sao Paolo e Rio De Janiero live me Zig Zag Orkestrën.

I kontaktuar nga Prive, Dreni ka zbuluar se atje do qëndrojë nga 26 Tetor deri me 10 Nëntor teksa ka edhe disa data të tjera që mbeten për t’u konfirmuar.

E udhëtimit në fjalë duket se i erdhi dita pasi Dreni sot publikoi një fotografi nga aeroporti i Mynihut teksa shiheshin dokumentacioni dhe biletat e fluturimit për në tokën e Amerikës Latine.

Kjo është hera e parë që artistë shqiptarë arrijnë të zhvillojnë koncerte në Brazil. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm