SURPRIZË: Publikohet dueti i Brunos me këngëtarin grek! (Video)

By

Pa bërë paralajmërime të mëdha siç jemi mësuar, para pak minutash është publikuar projekti më i ri Tus, një ndër artistët më të kërkuar të momentit në Greqi.

Tus ka ftuar në këngën e tij, Brunon i cili së fundmi ka shijuar sukses tejet të madh me këngën ‘A më do’, që bëri bujë gjithandej.

Por, ‘qershia mbi tortë’ në këtë projekt të krijuar nga Threedots, është se një artist grek i këndon shqiptares e madje titulli i këngës është ‘Shqiptare’.

Po ashtu, kënga është e gërshetuar në dy gjuhë teksa videoklipi i është besuar Max Production.

Shijoni ‘Shqiptaren’ nga zëri i Brunos dhe artistit grek./Prive.al

Artikuj të ngjashëm