SURPRIZË NGA GENTA: Vjen klipi i saj i ri!

By

Pas një pushimi të shkurtër në muzikë, ku e ndaloi pak hovin e dikurshëm me këngë e paraqitje në koncerte, Genta Ismajli është rikthyer sërish.

Dje publikoi një duet me këngëtarin Albatrit Muqiqi, ndërsa menjëherë ka dhënë sekuencat e para të klipit të saj të ri.

Në profilin e vet në Instagram, ajo ka publikuar një insert të këtij klipi, ku paraqitet mjaft tërheqëse e po ashtu, nën shoqërinë e një djaloshi mjaft të pashëm.

Ajo nuk ka dhënë datë se kur do e lansojë, por nga ajo që shihet është e qartë se klipi është i përfunduar.

“Dy dashni”, do të quhet kënga e saj më e re, pas duetit “Po du me t’pa”, me Albatritin! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm