Surprizat në serialin ‘Egjeli’ nuk kanë fund (FOTO)

By

Aktorët e njohur të humorit, ‘Stupcat’, javë më parë dhanë lajmin se kanë nisur punën për rikthimin e serialit më të pëlqyer të tyre ‘Egjeli’.

Përpos shumë risive, të reja do të ketë edhe në skenar.

‘Stupcat’ kanë vendosur që në serial të paktën për ndonjë episod t’a rikthejnë personazhin e babait të ‘Likit’ gjatë kohës sa ishte i ri.

Me këtë rikthim në kohë do i duhet edhe Mensur Safqiut të luaj personazhin e tij në një moshë krejtësisht tjetër.

Kjo padyshim do të jetë një sfidë mjaft e madhe për aktorët të cilët duket se i kanë hyrë një rruge mjaft të vështirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm