Super muskuloz: Transformimi drastik i Gold AG (FOTO)

By

Fillimisht u paraqit në skenë si një djalosh më thatanik, që nuk shquhej për tipare të bëshme fizike.

Por Gold AG, e ktheu lojën krejt në favor të tij, duke bërë një transformim drastik gjatë muajve që kemi lënë pas.

Reperi shqiptar Arian Agushi, duket sikur mik të ngushtë e ka pasur palestrën ngase rezultatet janë të dukshme.

Ai ka kohë që po ushtron dhe muskuj si të tijtë arrihen vetëm me disiplinë e punë të përkushtuar. Gold ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shihet qartë progresi i tij në fizik, meqë masa muskulare është shtuar e ai po duket shumë në formë. /Prive.al

Image result for gold ag

Artikuj të ngjashëm