Super audiencë në edicionin festiv të NIN në Klan Kosova

By

Klan Kosova, marrë shkas nga suksesi i vitit të kaluar, edhe këtë vit solli emisionin NIN në edicionin festiv të tij, komplet ndryshe nga çfarë servohet kryesisht në ekranet tona.

Me hitet e viteve 2000 që kësaj rradhe u zhvendosën në kohë edhe tek data e transmetimit, nga 1 Janar në 31 Dhjetor, sfida e mbrëmjes më festive të vitit u tejkalua me sukses.

NIN-i festiv me Alaudin Hamitin, artistët më të njohur dhe orkestrën ‘Yjet’ rezultoi të jetë një sukses absolut në shikueshmëri.

Audienca kosovare në shumicë dërmuese zgjodhi Klan Kosovën për të pritur vitin e ri 2017 dhe kjo është vënë në pah kudo, nga rrjetet sociale e deri tek shifrat statistikore.

Qindra mesazhe kanë ardhur në adresë të televizionit dhe emisionit nga shikues që nuk kanë kursyer komplimentet mbi formulën që rikthen hitet shoqëruar me blind test-in i cili me efektin garues të tij vetëm sa e bënte edhe më interesant emisionin.

Klan Kosova me të njejtin ritëm do vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sot dhe nesër, poashtu nga ora 20:45 ju presin Stupcat me ‘Beso në mua’ kurse nga ora 22:00 sonte intervista ekskluzive me Era Istrefin në Prive Extra e nesër në po të njejtin orar ndjeja më e famshme e vitit, Prive Reality me të gjëra që si keni parë kurrë në ekran.

Artikuj të ngjashëm