Studio Sellma mahnitë me grimin për Halloween (VIDEO)

By

Me punën e saj bashkë me stafin, grimerja më e njohur në trojet shqiptare, Sellma Kasumoviq ka dëshmuar se di të bëj mrekulli tek secila femër falë transformimeve të mahnitshme.

Por, Studio Sellma duket se në perfeksion punën e realizon edhe kur të ndjerit bukur nuk është qëllimi primar.

Falë zotërimit të teknikave të grimit, Studio Sellma ka arritur të bëj një transformim të jashtëzakonshëm me rastin e Natës së Shtrigave – Halloween.

Me pudër ngjyrë metalike, liner dhe buzëkuqin nga seria e brendit Sellma, në videon e postuar në kanalin zyrtar të grimeres shihet në pak minuta se si arrihet të realizohet një ndryshim aq radikal përshtatur me tendencat më të fundit. Për më shumë, ndiqni videon. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm