Stresi ndërpret muzikën për të ndjekur ëndrra tjera ?!

By

Ai ka vite që i dhuron skenës muzikore shqiptare hite të njëpasnjëshme në llojin e muzikës që kultivon.

Përpos tyre, ai shpeshherë ka dhuruar hapësirë për portalet me veprimet e tij problematike dhe relacionin me femrat.

Por, reperi Stresi ka befasuar me një shkrim të postuar pak minuta më parë në rrjete sociale kur jep përshtypjen e një lamtumire.

Në një postim të gjatë e pak të koklavitur, Stresi ka falemnderuar fansat e miqtë si Flori Mumajesin e Threedots për përkrahjen e madhe gjatë tetë viteve në skenë.

‘Dhe vjen një nga ato momente merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshirë për të bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës mdiatike e rrjeteve sociale. Ëndrra vazhdon nëpër oqeane aty ku jam nisur në këtë moment’ – është shprehur mes tjerash në shkrimin e tij.

‘Kthehem prapë vitin tjetër. Me respektin më të madh ju uroj Zoti qoftë me ju në çdo moment të jetës’ – përmbyll Stresi shkrimin e tij lamtumirës.

Nuk dihet nëse është një shaka e reperit apo lëvizje e vërtetë por ky lajm është e sigurtë se nuk do t’i pëlqej fansave të tij. /PRIVE.AL

 

Artikuj të ngjashëm