Stanaj takohet me futbollistin e njohur shqiptar! (FOTO)

By

Lista e gjatë e shqiptarëve të suksesshëm në botë veçse po shkon në rritje e sipër e asaj nuk po i mungojn talentët në sfera të ndryshme.

I fundit i cili me sukseset e tij po na gëzon të gjithëve është këngëtari i ri e super i talentuar Albert Stanaj i cili ka kohë që i’a ka mësyrë tregut muzikor ndërkombëtar.

Rruga drejt suksesit padyshim që është mjaft e gjatë e me shumë sfida në vete teksa përgjatë saj nuk do të mungojnë as takimet e shumta mes njerëzve të suksesshëm.

Mbrëmja e kaluar shënoi një takim të tillë por këtë herë ishte diçka më e veçantë pasi Stanaj u takua me një tjetër shqiptar të suksesshëm por në një sferë krejt të ndryshme nga e tija.

Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares Shqiptare Shkëlzen Gashin me të cilin këngëtari nuk ngurroi të publikojë edhe fotografi së bashku.

Kujtojmë se Gashi së fundmi arriti një sukses mjaft të madh me ekipin e tij Colorado Rapids me të cilët gjindet në finalet e konferencës perëndimore. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm