Stanaj me një super projekt?!

By

Këngëtari shqiptar me origjinë nga Mali i Zi por që jeton përtej oqeanit, para pak ore ka shkruar një status.

Aty Stanaj tregohet falenderues për ndjekësit e tij që kanë shfaqur shumë dashuri për artistin. Po ashtu këngëtari ka shkruar se ai akoma nuk ka filluar.

Alberti sipas postimit që ka bërë lë të kuptohet se shumë shpejt ai do të sjell një projekt gjigand dhe për të është shumë i entuziazmuar.

Stanaj u bë emër i njohur pas performancës në ‘Dancing With The Stars, USA’ e më pas edhe pas fotografive të publikuara krahas emrave si Jay Z, Drake, Chris Brown e Justin Bieber./Prive.al

Artikuj të ngjashëm