‘SS’ PUBLIKOHET SONTE

By

Dueti mes Skivit dhe Samanta Karavellos do të publikohet sonte në orën 20. Kjo është bërë e ditur nga Visari përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

‘SS’, projekt i vizuelizuar nga Max Production, do jetë i dyti që këngëtarja nga Shqipëria e sjell me një anëtar të Babastars.

Krijimi i vjetshëm me Onatin i titulluar ‘Ti se din se’ ishte njëri nga më të dëgjuarit e verës së vitit 2014.

Se a do të ketë suksesin e njejtë Samanta me Skivin sikurse që pati me Onatin, kjo mbetet të shihet sonte pas lançimit të videoklipit në Youtube. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm