Sonte në Prive – materiali EKSKLUZIV nga dasma e djalit të Shyhrete Behlulit

By

U tha e u përfol gjerë e gjatë në shtatë ditët e fundit në opinionin publik shqiptar, por vulën e një prej zhvillimeve të vitit – dasmës së djalit të Shyhrete Behlulit e jep sonte emisioni Prive.

Përmes një materiali të gjatë ekskluziv të realizuar nga gazetari Vlorijan Halili në xhirime të pa para deri sot, dasma në familjen Salihu vjen si asnjëherë tjetër me detajet, dekorin e mysafirët.

Çka kanë për të thënë nikoqirët e evenimentit familjar e çka artistët e shumtë pjesëmarrës në dasëm?!

Çka i uruan çiftit motrat e Kushtrimit?!

Mes tjerash, materiali ju sjell paraqitjen e parë publike të një prej çifteve të reja por më të komentuara në estradën shqiptare.

Prive – Klan Kosova, si çdo të Shtunë tjetër edhe sonte vjen me përplot ekskluzivitete që shpalosen me fillim nga ora 19:00.

Artikuj të ngjashëm