Sonte në Prive Extra, rrëfimi ekskluziv i Era Istrefit

By

Në çdo ditë të 2016-tës, ajo ka qenë kryetemë e medias.

Era Istrefi me sukseset e saj pas shpërthimit artistik të ‘Bonbon’ në baza ditore na ka bërë krenarë por edhe na ka befasuar me arritjet e shpejta në një rast të paprecedent ku një këngë shqipe shndërrohet në hit botëror.

Gjithë ky sukses i Istrefit në 12 muajt e fundit e ka bërë pa asnjë dilemë përzgjedhjen e personazhit të vitit nga emisioni Prive.

Era do jetë personazhi i shpallur për vitin 2016 sonte në një intervistë ekskluzive për Prive, të parën në mediat shqiptare që prej suksesit të madh nëpër botë me Bonbon.

Në një rrëfim unik, këngëtarja do të shpalosë më shumë prej fillimeve të karrierës, problemet që e kanë shoqëruar, presionin e dashurinë.

Intervista ekskluzive ju pret sonte në Klan Kosova me fillim nga ora 22:00

Artikuj të ngjashëm