Skerdi merr vendimin e ri pas ndarjes nga menaxhmenti (FOTO)

By

Javën e kaluar, Skerdi njoftoi se është ndarë
nga kompania në të cilën menaxhohej për disa vite.

Përmes një njoftimi në Instagram, artisti i
shumë hiteve tha se vendimin e mori vet dhe se kishte arsye personale për të
vazhduar si artist i pavarur.

Pas kësaj, këngëtari mori një vendim tjetër të
ri.

Ai ka hapur kanal të ri në youtube me emrin e
tij personal dhe këtë e ka bërë sërish me dije përmes Instagramit.

“Subscribe të gjithë derisa del projekti i ri”,
shkroi Skerdi duke lënë të kuptohet se shumë shpejtë do të kemi këngë të reja
nga ai.

Kënga e tij e fundit është “Jemi nda”, e cila
po vazhdon të dëgjohet nga adhuruesit e muzikës së tij./Prive.al

Artikuj të ngjashëm