Skerdi e nis 2019-ën me dy bashkëpunime të tjera

By

Pas dy bashkëpunimeve të fundit, një me Nora Istrefin dhe tjetrin me këngëtarin shqiptar të njohur në Greqi si Sin Boy, Skerdi edhe 2019-ën e nis me dy duete të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes opsionit pyetje/përgjigjje në Instagram, kur dikush prej ndjekësve e pyeti “do të nisësh vitin solo apo me bashkëpunime”.

Skerdi nënvizoi dy emra, Lumi B dhe Buta, dy reperët me të cilët do të bëjë këngë.

“Janë të dyja bomba”, ka shkruar ndër të tjerash ai pa dhënë më shumë detaje./Prive.al

Artikuj të ngjashëm