SKANDAL: Ledion Liço akuzohet se vjedh energjinë elektrike prej 10 vitesh

By

Një akuzë mjaft e rëndë është hedhur në drejtim të gazetarit Ledion Liço. Kolegu i tij, Bledi Mane përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Ledionin për vjedhje të energjisë prej dhjetë vitesh në shtëpinë ku ai jeton.

Si paradoks, Bledi Mane përmend rrogën e lartë që prezantuesi e merr në Top Channel karshi vlerës së shpenzimit të energjisë që duket shumë simbolike.

Nuk dihet ende nëse ka diçka të vërtetë në këto deklarata, të cilat deri tani, nuk kanë marrë replikën sqaruese nga Ledioni. Ky është postimi i plotë i Bledit:

E TURPSHME PER NJE ERSEKAR SI TY LEDION LICO!
Kjo shtepi eshte ndertuar si fillimi ilegalisht ne rrugen “Teki Selenica” ne periferine lindore te Tiranes. Me pas te zoterit e saj filluan procesin e legalizimit. Banesa eshte prone e Besnik, Shpresa Liços si edhe e kater femijeve te tyre. Nuk eshte ndonje shtepi e bukur apo e famshme si ajo e Big Brother-it te Top Channel por brenda kesaj shtepia periferike jeton prezantuesi i fundit i Big Brother,ylli me shkelqim te sforcuar Ledion Liço. Kjo shtepi ka 10 vjet qe vjedh e nuk paguan energjine elektrike. Ka 10 vjet kjo shtepi qe abuzon dhe grabit pronen publike. Ka 10 vjet qe tallet me mijera abonente korrekte anembane Shqiperise duke u bere karshillek. Dhe turpi e mekati dhjetefishohen kur mendon se Ledjon Liço keto dhjete vjet eshte paguar nga Top Channel me nje page mujore mesatare 4 milione e 200 mije leke e nderkohe ka hezituar te paguaje faturen 120 mije lekeshe te energjisë. Shko urgjent shlyej detyrimet Ledion, kerko urgjent falje publike e me pas kerko te behesh drejtor televizioni. Edhe hajdut edhe drejtor sikur nuk shkon o ersekari Ledion Liço

Artikuj të ngjashëm